Lind vajzë, rrihet mizorisht nga familja e burrit (VIDEO)
Kjo video tregon momentin tronditës kur një grua indiane rrihet brutalisht nga familjarët e bashkëshortit, për shkak të lindjes së një vajze. Gruaja sulmohet me shkopinj hokej nga dy burra, kunati i saj dhe një nga miqtë e tij.
35-vjeçarja Meena Kashyap, u dhunua javën e kaluar, pasi familja e burrit të saj zbuloi se ajo kishte bërë një ankesë për dhunë në Prill. Kashyap lindi një vajzë të cilën familja e burrit të saj refuzoi ta pranonte, ndaj e ndoqën një seri rrahjesh.
Sot sistemi përdoret kryesisht si një mjet të ardhurash për familjen e burrit, me kërkesa shtesë edhe pas martese. Pajat janë teknikisht të paligjshme, pasi mijëra gra janë vrarë dhe abuzuar me pagesat çdo vit nga familjarët e bashkëshortit, por ende praktikohen gjerësisht.
Babai i viktimës u shpreh për mediat lokale: “Na është ankuar për çështjen vitin e kaluar, por asgjë nuk është bërë në lidhje me këtë. Ata kanë qenë të martuar për dy vitet e fundit dhe kanë një vajzë të vogël. Familja e tyre kërkoi 700,000 rupi për pajë”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0hrpGggu_G8″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

