Lindin binjakët, prindërit i quajnë Corona dhe Covid
Binjakët e porsalindur, një djalë dhe një vajzë në Indi janë quajtur Corona dhe Covid nga prindërit e tyre.
Binjakët kanë lindur në Spitalin Dr BR Ambedkar në orët e para të 27 Marsit, sipas një gazete indiane.
Prindërit Preeti dhe Vinay Verma, nga Chhattisgarh, thanë se emrat Corona dhe Covid u zgjodhën për të simbolizuar triumfin mbi vështirësitë që sot po kalon bota.
Nëna Preeti Verma, banore në Puranti Basi, tha:
Vendimi u mor pasi u përballëm me këtë vështirësi. Në të vërtetë virusi është i rrezikshëm për jetën por shpërthimi i tij i bëri njerëzit të përqëndrohen në higjenën e tyre dhe zakone të tjera të mira. Kështu, kemi menduar për këta emra .
Verma tha se stafi i spitalit filloi të thërriste djalin e saj Corona dhe vajzën Covid, kështu që ata vendosën t’i quajnë kështu.
Megjithatë, prindërit e Corona dhe Covid thanë se ata më vonë mund t’i ndryshojnë emrat fëmijëve.