Lindja e Mesme, momenti i shembjes së ndërtesës 14-katëshe pas bombardimeve

Vijojnë tensioned në Lindjen e Mesme Izraeli dhe Gaza nuk e kanë gjetur edne gjuhën e përbashkët.

Raketa të shumta janë hedhë nga Gaza në drejtim të Izraelit pas vrasjes së komandatit në Hamasit. Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 14-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.

Njoftohet se ndërtesa është shembur pasi u godit nga një bombë izraelite , por fatmirësisht në momentin e shembjes së ndërtesës nuk ndodhej asnjë person në godinë.

Ndërkohë që bëhet me dije se ushtria izraelite ka bombarduar Gazën pandërprerë, me sulmet ajrore që vazhdojnë herët këtë mëngjes.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani kanë humbur jetën 67 persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe janë plagosur mbi 4000 të tjerë. Ndërkohë në Izrael kanë humbur jetën vetëm 7 persona. Shtetet me ndikim dhe fuqi në botë kanë bërë thirrje që tensionet të ndërpriten dhe mes palëve të gjendet një rrugë e mesme për plotësimin e interesave të të dyve por siç shihet deri më tani kjo gjë nuk është arritur.

SHKARKO APP