FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liu Jieyi: Nuk ka arsye për të mos dialoguar me Korenë e Veriut

Ambasadori kinez në OKB, Liu Jieyi konfirmoi sot se nuk kishte arsye për të refuzuar dialogimin me Phenianin pavarësisht lëshimit të një sërë raketash balistike nga ana e Koresë së Veriut në shkelje të rezolutave të OKB-së.

“Nuk ka arsye për të mos dialoguar me Korenë e Veriut në situatën aktuale”, theksoi ai para gazetarëve pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit.

Koreja e Veriut hodhi sot poshtë në mënyrë kategorike deklaratën e OKB-së që dënonte testimin e raketës së fundit dhe e kërcënoi me një ashpërsim të sanksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë unanime të mbështetur nga Kina, aleate e Koresë së Veriut, Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi dje lëshimin e një Pukguksong-2, raketë me rreze të mesme veprimi.//ec/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?