Lojëra Olimpike në kohë COVID, qytetarët në Tokio në protestë

Qytetarët në Tokio kanë protestuar pas nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike, duke u shprehur se organizimi i këtij evenimenti sportiv do të rris rastet me COVID-19.

Gjendja e emergjencës shëndetësore në Tokio do të zgjasë deri më 22 gusht dhe për këtë arsye qytetarët thonë se duhej të ishin respektuar masat.

Sipas përllogaritjeve të autoriteteve lokale, në zonat ku do të zhvillohen garat sportive, numri i personave pozitivë me koronavirus është rritur në 25 për çdo 100 mijë banorë.

SHKARKO APP