Londër, ”Dennis” përmbyt dhe bllokon transportin

Pas kalimit të stuhisë ”Dennis”, disa rajone të Britanisë së Madhe janë goditur nga përmbytjet dhe ndërprerjet e transportit rrugor.

“Qindra alarme për përmbytjet vazhdojnë të jenë të aktivizuara, veçanërisht në jug të Uellsit, pesë prej të cilave të rënda në perëndim të Anglisë “, sipas Agjencisë së Mjedisit.

“Një rekord u vendos në Angli me numrin më të madh të alarmeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme kundër përmbytjeve që nuk ishin regjistruar kurrë më parë”, theksoi një drejtori i Agjencisë së Mjedisit duke numëruar 594 në një zonë nga jugu i Skocisë në Cornouailles (jugperëndim të Anglisë).

SHKARKO APP