Londër, një person plagos me thikë dy policë

BRITANI- Dy oficerë të policisë britanike janë plagosur pranë pallatit mbretëror ‘Buckingham’ në Londër, pasi një person i sulmoi ata me thikë. BBC raporton se policët janë lënduar kur po arrestonin të dyshuarin, i cili po rezistonte dhe lëndoi policët. Ata morën ndihmën e parë në vendin e ngjarjes, por nuk u dërguan në spital pasi lëndimet nuk ishin serioze.

Policia lëshoi një njoftim zyrtar ku u tha që i dyshuari ishte arrestuar për shkak se ishte i armatosur dhe përbënte kërcënim për sigurinë e kalimtarëve të rastit.Autoritetet ende janë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?