FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LONDËR – Papunësia në nivelin më të ulët që prej 1975, në 4,6 për qind

Përqindja e papunësisë në Britaninë e Madhe u ul në 4,6 për qind në fund të muajit mars, niveli më i ulët që prej vitit 1975, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

“Gjatë periudhës nga janari në mars, vendi numëronte 1,54 milionë të papunë, rreth 152 000 më pak në një vit. Rreth 31,95 milionë persona ka filluar punë në të njëjtën kohë”, theksoi ONS, rreth 381 000 më shumë në një vit.

Rritja përfshin kryesisht të punësuarit, numri i të cilëve është rritur me 282 000 për prekur duke arritur në 27 milionë persona, rreth 84 për qind e punësimit total, përfshirë sektorin privat dhe publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregu i punës në Britaninë e Madhe është mbështetur gjithashtu nga rritja e numrit të punonjësve të pavarur, personave që nuk kanë kontratë pune, por që faturojnë shërbime për palë të tjera apo ndërmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lajmi i mirë për konsumatorët është që tregu vazhdon të jetë dinamik pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë britanike, verejtur këto kohët e fundit”, theksoi Howard Archer, analist tek IHS./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?