Londër – Sulm me acid dy herë brenda 30 minutash, arrestohet adoleshenti

Një shofer në Londër është në rrezik për humbjen e shikimit pasi dy meshkuj i hodhën acid në fytyrë kur po tentonin t’i vidhnin motorin.

Një adoleshent u arrestua sot pasdite pasi dyshohet se sulmoi 32-vjecarin. Ai së bashku me një tjetër, që vazhdon të jetë në kërkim nga policia metropolitan, i hodhën subtancën në fytyrë kur nuk pranoi ti jepte celësat e mjetit.

“Ky sulm bëri që një person të luftojë për jetën e tij me lëndime të tmerrshme në sy. Ky ishte një mashkull i pafajshëm që po bënte punën e tij si shofer për dërgimin e porosive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër sulm me acid u raportua pas 30 minutash në Tottenham dhe po investifohet. Oficerët nuk kanë njoftuar akoma nëse dy sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën,” – thuhej në një njoftim nga policia britanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?