Londër/ Sulmuan njerëzit me acid, arrestohen dy adoleshentë

Janë arrestuar dy adoleshentë në Londër, sepse kanë hedhur acid në fytyrat e njerëzve në 5 sulme të ndryshme përgjatë natës. Dy agresorët sulmuan njerëzit për rreth 90 minuta në Islington, Stoke Newington dhe Hackney, mbrëmjen e së enjtes, duke vjedhur madje edhe dy motoçikleta në dy prej incidenteve.

Policia po heton nëse motoçiklistët ishin vënë nën shënjestrën e hajdutëve të motorëve. Zyrtarët thonë se sulmet janë të lidhura me njëri-tjetrin. Djemtë, njëri 16 vjeç dhe tjetri 15 vjeç, u arrestuan mbi dyshimet e grabitjes dhe shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore.

Sulmet ndodhën mes shqetësimeve në rritje, mbi numrin e sulmeve me anë të substancave dëmtuese në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?