Londra nuk gjen paqe/ Një person futet me fugon mes njerëzve pranë një xhamie, 11 të plagosur dhe 1 i vdekur (Video)
Udhëheqësi i xhamisë së “Finsbury Park”, Mohammed Kozbar, tha për The Sun, “Kushdo që e ka bërë këtë, ai e ka bërë për të lënduar njerëzit dhe është një sulm terrorist. Ne e quajmë një sulm terrorist siç e quajtëm atë në Mançester, Westminster dhe Urën e Londrës”
Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministrja
Reagon kryeministrja Theresa May, e cila shprehet se, “Ky është një incident i tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë lënduar, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”.
POLICIA: Po hetohet si akt terrorist, një person humbi jetën
Hetimi po kryhet nga Komanda kundër Terrorizmit, tha Policia Metropolitane e Londrës. Një zëdhënës shtoi: “Shoferi i fugonit një burrë 48 vjeçar u gjet i kapur nga personat e pranishëm në vendngjarje dhe pastaj u arrestua nga policia në lidhje me incidentin. Ai është dërguar në spital si një masë paraprake dhe do të merret në paraburgim pasi të kurohet. Ai do të jetë gjithashtu subjekt i një vlerësimi të shëndetit mendor në kohën e duhur. Në këtë fazë të hershme të këtij hetimi, asnjë i dyshuar tjetër në vendngjarje nuk është identifikuar ose raportuar në polici, megjithatë hetimi vazhdon. Për shkak të natyrës së këtij incidenti janë shtënë burime shtesë policore për të siguruar komunitetet, veçanërisht ata që vëzhgojnë Ramazanin”.



KOHA JONË SONDAZH

