Londra shtrëngon masat kundër COVID-19 nga e shtuna
Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përballen me kategorinë e dytë të masave kufizuese kundër koronavirusit nga dita e shtunë, ka thënë Sekretari britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.
Kjo nënkupton që më shumë se gjysma e popullsisë së Anglisë do të jetojë me kufizime tejet të rrepta, me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Kategoria e dytë e masave kufizuese parasheh ndalesë të takimeve brenda ambienteve shtëpiake, duke përfshirë baret dhe restorantet.
Ndërkohë autoritetet janë duke shqyrtuar mundësitë që edhe zona e Mançesterit të shtrëngojë masat. Teksa ka bërë të ditur vendimin, Sekretari i Shëndetësisë, ka thënë se “gjërat do të bëhen më keq, para se të bëhen më mirë”. “E di se këto masa nuk janë të lehta mirëpo po ashtu e di që janë vitale”, u ka thënë Hancock ligjvënësve. “Të përgjigjurit ndaj kësaj pandemie të pashembullt kërkon zgjidhje të vështira, disa prej zgjidhjeve më të vështira që ndonjë qeveri ka marrë në kohë paqeje”. Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se “nuk ka mundësi tjetër” për kufizimet e reja. “Askush nuk dëshiron më shumë kufizime mirëpo kjo ka dalë të jetë e domosdoshme, në mënyrë që të mbrohen banorët e Londrës”, ka deklaruar ai. Ai po ashtu ka deklaruar se po vazhdon t’i bëjë presion qeverisë për më shumë përkrahje financiare, duke shtuar se “ne kemi një dimër të vështirë përpara”.
Nine million Londoners face ban on mixing indoors and in pubs and restaurants from SATURDAY