Lotaria Amerikane, Trump reformon programin e vizave për punëtorët e huaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar qeverinë të forcojnë mbrojtjen e mallrave amerikane dhe të reformojnë programin e vizave për punëtorët e huaj.

“Abuzimi i përhapur në sistemin tonë të emigracionit i ka lejuar kompanitë të zëvendësojnë punëtorët amerikanë me të huajt, për një pagë më të ulët”, ka thënë Trump duke njoftuar se programi i vizave do të ndalet.

Ai nënshkroi urdhrin e bujshëm pas një vizite në një fabrikë në Wisconsin, shkruan “Fox News”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump njoftoi nje rend të ri ekzekutiv, ku udhëzonte agjencitë federale të mbronin mallrat amerikane nga konkurrenca e jashtme dhe të rishikonin programin e vizave “H-1B” për punëtorët e huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për një kohë të gjatë ne kemi parë sesi fabrikat tona janë mbyllur dhe punët tona janë u janë dhënë të tjerëve”, tha presidenti, duke njoftuar se kjo situatë do të marrë fund.

Kujtojmë se kjo reformë do të ndikojë edhe në numrin e vizave që ambasadat amerikane në të gjithë botën, do të zvogëlojnë numrin e vizave për shtatsit të cilët shkojnë në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?