Lufta Azerbajxhan-Armeni, Papa Françesku thirrje për paqe
Tensionohen raportet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjatë të shtunës me ndërmjetësimin e Rusisë. Nga sheshi Shën Pjetër, Papa Françesku në meshën e së dielës u lut për paqe mes dy shteteve duke u bërë thirrje palëve të gjejnë gjuhën e dialogut.
“Vlerësoj që mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për arsye humanitare u arrit një armëpushim, duke shpresuar të arrihet një marrëveshje thelbësore për paqen. Megjithëse armëpushimi rezulton shumë i brishtë, unë i inkurajoj të rifillojnë dhe të ndiejnë dhembjen e humbjeve të jetës njerëzore si dhe për shkatërrimin e shtëpive dhe vendeve të kultit. Unë lutem dhe ju ftoj të luteni për viktimat dhe për të gjithë ata, jeta e të cilëve është në rrezik”,- tha në fjalën e tij kreu i Vatikanit.