Lufta Azerbajxhan-Armeni, paralajmërimi i Rouhanit: Mund të kthehet në luftë rajonale

Irani paralajmëron se lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të jetë shkas për një luftë më të gjerë rajonale.

Presidenti i Republikës Islamike, Hassan Rouhani është shprehur se, se ai shpreson të “rivendosë stabilitetin” në rajon pas disa ditësh përplasjesh të rënda mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm që lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të mos bëhet një luftë rajonale,” tha Rouhani, raporton BBC.

“Paqja është baza e punës sonë dhe ne shpresojmë të rikthejmë stabilitetin në rajon në një mënyrë paqësore“, shtoi ai.

Presidenti iranian shton se, ishte “krejtësisht e papranueshme” që çdo predhë dhe raketë e humbur të binte në tokën iraniane.

Komentet e tij pasuan raportet se predhat kishin zbarkuar në fshatrat në Iran, pikërisht përtej kufirit të saj verior me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

“Prioriteti ynë është siguria e qyteteve dhe fshatrave tona,” tha Rouhani.

SHKARKO APP