“Lufta Civile në BE”, ja çfarë kërkojnë 7 shtete të Europës. Jemi nën presionin ekstrem…
Kombet e Europës Veriore duhet të fitojnë më shumë para dhe të bien dakord për një politikë të “plotë” ndaj emigracionit për të luftuar krizën e emigrantëve e cila është në rritje sidomos nga Afrika, kanë kërkuar një grup i vendeve të BE-së.
Krerët nga Spanja, Franca, Italia, Greqia, Portugalia, Qipro dhe Malta janë lutur që homologët e tyre europian, ti ndihmojnë në ndarjen e barrës, pas një takimi në Madrid duke pretenduar se Deti Mesdhe është “nën presionin ekstrem emigrator”, raporton “Koha Jonë”.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata kanë thënë se: “Politika e emigracionit e BE-së duhet të bazohet në përgjegjësinë e përbashkët dhe solidaritetit mes vende të prekura nga presioni emigrator për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike”.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, gjatë fjalimit deklaroi se politika e emigracionit ishte një prioritet i lartë për aleancën jugore të BE-së, ku lideri Italian Paolo Gentiloni i bëri jehonë pikëpamjeve të tij.
Gentiloni u shpreh se shtatë vendet ndajnë “interesat e përbashkëta gjeopolitike” në kuptimin e “flukseve të emigrantëve”.
Grupi dëshiron të forcojë strategjinë e Brukselit mbi emigracionin, duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes vendeve të origjinës, lëvizjes dhe destinacionin; lëvizjen e emigrantëve të parregullt dhe forcimin e Kufinjeve të Europës dhe Agjencinë e Rojes Bregdetare (Frontex).
Sekretari i Shtetit në Spanjë, Jorge Toledos, tha për tabloitin e lajmeve “Politiko” se prioritet është një politikë e përbashkët mes BE-së, duke bërë që kombet e veriut të mos paguajnë më shumë për mbrojtjen sesa vendet e tjera.
“Ne jemi vendet që shpenzojnë burimet më të madhaja… në mbrojtjen e kufirit. Ai shtoi: “Dhe ne jemi duke mbrojtur kufirin e të gjithë BE-së, edhe atë të vendeve veriore europiane”,- nënvizoi Toledo
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, i etiketoi njerëzit e vendeve të BE-së si “më pro-europian” ndaj të gjitha grupeve joformale nga supershtetet e shkatërruara. Takimi vjen në prag të samitit të Këshillit Europian për Brexit, e vendosur më 29 prill.
Shtatë udhëheqësit europian u mblodhën në pallatin mbretëror El Pardo në buzë të kryeqytetit Spanjoll. BE-ja ka siguruar disa fonde në drejtim të kufijve të përforcuar, por kufijtë kombëtarë paguhen kryesisht nga qeveritë kombëtare.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

