“Lufta” e mjekëve gjatë operacionit bëhet virale
Dy mjekë në Indi u liruan përkohësisht nga detyra e tyre pas një video u shfaq në rrjetet sociale ku ata debatonin me njëri-tjetrin, ndërsa një grua shtatzënë ishte në shtratin e operacionit.
Pamja e incidentit, në spitalin Umaid në Rajasthan në pjesën veriore të Indisë, ka qarkulluar gjerësisht, duke shkaktuar zemërim.
Një zyrtar i lartë spitalor i tha BBC se gruaja dhe fëmija i saj ishin në gjendje të mirë. Burimi i videove të rrjedhura është i paqartë, por zyrtari konfirmoi se ajo erdhi nga brenda spitalit.
Në videon, e cila është shpërndarë gjerësisht nëpër media dhe në internet, dy mjekët mund të dëgjohet duke shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin në gjuhën hindu dhe shkak i debatit ishte nëse pacienti kishte ngrënë apo jo para operacionit.
KOHA JONË SONDAZH

