“Lufta” e mjekëve gjatë operacionit bëhet virale

Dy mjekë në Indi u liruan përkohësisht nga detyra e tyre pas një video u shfaq në rrjetet sociale ku ata debatonin me njëri-tjetrin, ndërsa një grua shtatzënë ishte në shtratin e operacionit.

Pamja e incidentit, në spitalin Umaid në Rajasthan në pjesën veriore të Indisë, ka qarkulluar gjerësisht, duke shkaktuar zemërim.

Një zyrtar i lartë spitalor i tha BBC se gruaja dhe fëmija i saj ishin në gjendje të mirë. Burimi i videove të rrjedhura është i paqartë, por zyrtari konfirmoi se ajo erdhi nga brenda spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon, e cila është shpërndarë gjerësisht nëpër media dhe në internet, dy mjekët mund të dëgjohet duke shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin në gjuhën hindu dhe shkak i debatit ishte nëse pacienti kishte ngrënë apo jo para operacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?