Lufta kundër ekstremistëve, por duke i financuar
Edhe vëzhgues me përvojë pranojnë konfuzionin dhe shtangjen rreth Lindjes së Mesme, ku rivalitetet dhe xhelozitë midis kombeve kanë arritur nivele të reja të ndërlikimeve. Arabia Saudite dhe disa nga fqinjët e saj vendosën të dënojnë Katarin dhe disa nga qytetarët e saj, gjoja për nxitjen dhe financimin e terrorizmit islamik. Por, vetë Arabia Saudite është akuzuar për mbështetjen e ekstremistëve. Pa marrë këtë parasysh: Presidenti Trump, i magjepsur nga aristokracia saudite, bëm aleancë me Sauditët – edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë dy baza të rëndësishme në Katar.
Çoroditëse, apo jo? Por këtu është një vijë e qartë: Humbësi më i madh në gjithë këtë histori mund të jetë lufta kundër Shtetit Islamik. Askush nuk e pëlqen ISIS. Megjithatë, ideja e një fronti të bashkuar midis shteteve të Gjirit kundër grupit terrorist është zhdukur, por hipokrizitë dhe kontradiktat janë të bollshme. Ja disa pika kyçe për disa nga lojtarët kryesorë.
QATARI Ky vend i vogël por jashtëzakonisht i pasur patjetër që ka një rekord të përzier. Por a është kjo një kërcënim kolosal? Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara ranë dakord për të shitur Katarit avionë F-15 me vlerë 12 miliardë $ dhe dy anije të Marinës arritën atje për ushtrime të përbashkëta ushtarake. Nëse Katari shihej si një kërcënim serioz terrorizmi, kjo nuk do të ndodhte.
Vërtetë, Katari është akuzuar prej kohësh për financimin e Vëllazërisë Myslimane, një rrjet politik i pakontrolluar dhe me ndikim. Vëllazëria zyrtarisht ka hequr dorë nga dhuna. Megjithatë, Arabia Saudite, sundimtarët mbretërore e të cilës kanë frikë nga populizmi islamik, ende e shikojnë atë si një organizatë terroriste.
Katari ka mbështetur gjithashtu radikalët në Siri, si al-Nusra pjesë e al Kaedës dhe grupet në Libi dhe vende të tjera arabe. Por sauditët kanë ndihmuar gjatë grupet rebele në ato vende, përfshirë ekstremistët. Duke synuar të luajë një rol ndërmjetësues rajonal, Katari ka zemëruar edhe sauditët duke forcuar lidhjet me grupet e tjera armiqësore, përfshirë Talebanët afganë, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Rripin e Gazës, duke u dhënë disa prej udhëheqësve të tyre kohë transmetimi në rrjetin e vet TV , Al Jazeera.
Sauditët gjithashtu janë të zemëruar që Katari bisedon me Iranin, rivali i tyre kryesor, por nuk është befasuese pasi që të dy vendet bashkërisht menaxhojnë një rezervë të madhe të gazit natyror në det të hapur.
Vendimet amerikane për aktivitetet e Katarit kanë qenë aq të përziera sa rekordi i Katarit. Në vitin 2014 Departamenti i Shtetit e quajti Katarin një “juridiksion tolerant” për financimin e terrorizmit, por që atëherë vlerësoi përpjekjet e tij për të parandaluar financimin e tillë dhe për të ndaluar terroristët nga kalimi i kufijve si dëshmi e një “partneriteti të fortë”. Daniel Glaser, një ish zyrtar i Thesarit, vlerësoi Katarin për një “punë të mirë” në përpjekjen e tij për të parandaluar financimin e terrorizmit përmes kontrolleve në sektorin financiar dhe bamirësitë lokale dhe për ndjekjen penale të njerëzve për transaksione të paligjshme. Megjithatë, ai u ankua se financuesit e terrorismit “veprojnë hapur” në Katar dhe Kuvajt, dhe u bëri thirrje dy qeverive të ndalojnë aktivitete të tilla.
ARABIA SAUDITE Që nga sulmet e 11 shtatorit, të organizuar kryesisht nga rrëmbyesit e lindur në Arabinë Saudite, dhe për shkak të seri sulmesh nga Al Kaeda dhe ISIS kundër mbretërisë, Arabia Saudite është bërë më serioze për ekstremizmin; Disa ekspertë e konsiderojnë atë si partnerin më të lartë kundër terrorizmit në rajon. Ajo ka marrë një qasje zero tolerancë ndaj ISIS dhe u bashkua me koalicionin të udhëhequr nga Amerika kundër grupit terrorist. Megjithatë, qeveria amerikane raporton se mbështetja financiare për terrorizmin nga Sauditët “mbetet një kërcënim për mbretërinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.” Dhe ndërsa kjo është injoruar nga zoti Trump, Arabia Saudite minon çfarëdo pune të mirë që bën duke vazhduar të shpenzojë miliarda dollarë që përhapin vehabizmin, markën ultrakonservatore të Islamit – e cila frymëzon ISIS, Al Kaeda dhe ekstremistët e tjerë sunitë – përmes një rrjeti të imamëve dhe xhamive në vende si Kosova, Indonezia dhe Pakistani.
Në varësi të klerikëve vahabistë për legjitimitet, familja mbretërore ka qenë e ngadalshme në reformimin e një feje që mëson se mosbesimtarët dhe muslimanët e devotshëm duhet të menjanohen ose luftuar nëse refuzojnë mesazhin e tij të rreptë. Ekspertët thonë se disa tekste të shkollave saudite duket se promovojnë një virtyt të urrejtjes ndaj të tjerëve. Sauditët, të ndihmuar nga inteligjenca dhe armët amerikane, gjithashtu mund të krijojnë ekstremistë me luftën e tyre brutale në Jemen.
IRANI Ndryshe nga Katari dhe Arabia Saudite, Irani është një komb shiit. Prandaj është një armik natyror i grupeve terroriste sunite si ISIS, të cilin po lufton në Irak. Irani ka qenë objektivi i dy sulmeve të fundit shkatërruese në Teheran për të cilat ISIS ka marrë përgjegjësinë. Në të njëjtën kohë, nëse merren në konsideratë grupet e tjera terroriste, Irani është një aktor i keq. Ai u konsiderua si një sponsor shtetëror i terrorizmit nga Departamenti i Shtetit në vitin 1984, pesë vjet pas revolucionit iranian dhe është një nga tre vendet, së bashku me Sudanin dhe Sirinë, ende në listë.
Ekspertët amerikanë thonë se pavarësisht nga dështimet e Arabisë Saudite apo Katarit, Irani është më i keq, sepse përfshirja e saj me grupet ekstremiste sponsorizohet nga qeveria. Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Irani financon, trajnon dhe armatos: Hezbollahun dhe forcat e tjera shiite në Siri të cilët kanë kryer abuzime të të drejtave të njeriut në luftën për të mbështetur kasapin famëkeq të Sirisë, Presidentin Bashar al-Assad; forcat anti-izraelite Hezbollah në Liban; dhe militantët shiitë në Bahrein. Historikisht, Irani ka ofruar gjithashtu armë, trajnim dhe financim për Hamasin dhe grupet e tjera terroriste palestineze.
Në mënyrë domethënëse, amerikanët nuk po akuzojnë Rusinë, aleatin e Iranit, për mbështetës të terrorizmit për përdorimin e forcës së saj të zjarrit për të mbajtur pushtetin e Asadit në këmbë; Asnjë iranian nuk u emërua si përgjegjës kur administrata në shkurt publikoi një listë të 78 sulmeve të mëdha terroriste. Dhe disa nga aktivitetet e Iranit, veçanërisht lufta e saj ndaj ISIS, përputhen me ambiciet perëndimore.
KOHA JONË SONDAZH

