Lufta me Azerbajxhanin, Armenia akuzon Turqinë: Rrëzoi avionin tonë ushtarak
Armenia pretendon se një nga avionët e saj luftarakë u rrëzua nga një avion i Turqisë, teksa ndodhet në një konflikt me Azerbajxhanin për zonën e Nago-Karabak.
Ministria e jashtme armene tha se piloti i SU-25 humbi jetën pasi u godit nga avioni F-16 turk në hapësirën ajrore armene.
Turqia, e cila po mbështet Azerbajxhanin në konflikt, e ka mohuar diçka të tillë, shkruan BBC.
Të paktën 100 njerëz, përfshirë civilë, kanë vdekur në tre ditë luftimesh mbi rajonin e diskutueshëm malor.
Nago-Karabak është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë që nga viti 1994.