”Lufta më e gjatë në historinë amerikane”, Biden: Beteja 20-vjeçare në Afganistan mori fund

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po flet nga Shtëpia e Bardhë për situatën në Afganistan dhe për fundin e luftës 20-vjeçare, ku tha se është lufta më e gjatë në historinë amerikane.

”Mbrëmë në Kabul, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan. Lufta më e gjatë në historinë amerikane. Ne përfunduam një nga ngritjet ajrore më të mëdha në histori, me më shumë se 120 mijë njerëz të evakuuar në vende të sigurta. Ky numër është më shumë se dyfishi i atij që shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur. Asnjë komb, asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë”.

Biden pranoi se ushtria afgane u rrëzua më shpejt nga sa pritej para afatit të 31 gushtit. “Unë udhëzova ekipin tonë të sigurisë kombëtare që të përgatitet për çdo gjë. Ne ishim gati kur forcat afgane të sigurisë, nuk qëndruan aq gjatë sa priste dikush”.

Më shumë se 2,400 ushtarakë amerikanë u vranë në luftën afgane, me gati 23,000 të plagosur. Presidenti Biden tha se SHBA do të ndihmojë në evakuimin e amerikanëve që kanë mbetur atje “nëse ata kështu zgjedhin”. Biden thotë se nuk pajtohet me pretendimet se evakuimet duhet të kishin filluar më herët.

SHKARKO APP