Lufta me virusin, 115 mijë bluza të bardha humbën jetën nga Covid-19 në mbarë botën

Në gati dy vite luftë me Covid-19, jetën e kanë humbur edhe 115 mijë punonjës të shëndetësisë në mbarë botën. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha “Pothuajse për 18 muaj, punonjësit e shëndetësisë dhe ato të kujdesit në mbarë botën po qëndrojnë në një vend mes jetës dhe vdekjes. Kanë shpëtuar jetë të panumërta”.

Nga ana tjetër, Ghebreyesus theksoi se të gjithë duhet të kryejnë detyrën për të garantuar sigurinë e punonjësve të shëndetësisë dhe se prodhuesit duhet të rrisin furnizimin e pajisjeve të mbrojtjes personale.

Po ashtu ai nënvizoi se shumë punonjës të shëndetësisë në nivel global e ndiejnë veten të pashpresë dhe të pambrojtur për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale dhe mungesës së qasjes në mjetet e tjera vaksinuese. Ghebreyesus u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për nder të punonjësve të shëndetësisë që luftojnë në të gjithë botën me Covid-19.

SHKARKO APP