Lufta ndaj Covid-19, OBSH teston tre ilaçe

Lufta me Covid-19 vijon, pasi është ende mes nesh. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për fillimin e testimit në masë të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të virusit.

Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit.

OBSH-ja tha se këto ilaçe u zgjodhën nga një panel ekspertësh të pavarur pasi u mor parasysh potenciali i tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes të pacientëve me Covid-19 të hospitalizuar.

SHKARKO APP