Lufta në Izrael, presidenti rus Putin: Krijimi i shtetit palestinez është domosdoshmëri
Presidenti rus, Vladimir Putin e sheh krijimin e shtetit palestinez si të vetmen alternativë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë kanë arritur kulmin.
“Shtetet e Bashkuara bëjnë presion te të dyja palët, por gjithnjë pa llogaritur interesat themelore të popullit palestinez. Unë i referohem para së gjithash nevojës për të zbatuar vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur palestinez”,-tha Putin.
Izraeli ka marrë kontrollin e kufirit me Gazën dhe pritet nga momenti në moment për të nisur një sulm hakmarrës ndaj Hamasit, dhe sipas raportimeve më shumë se 35 batalione janë dislokuar në këtë operacion. Gaza po rrezikon një krizë të vërtetë humanitare, pasi Izraeli ka ndërprerë prej së shtunës furnizimin me ujë, energji dhe medikamente mjekësore.