Lufta në Siri, “boshatiset” rajoni i Idlibit

Idlibi, në veri-perëndim të Sirisë është rajoni i fundit i madh i mbajtur nga rebelët që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad por më shumë se 235.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pasi qeveria siriane e mbështetur nga Rusia ka bombarduar zonën që nga fundi i nëntorit.

Kombet e Bashkuara thanë se eksodi ndodhi midis 12 dhe 25 dhjetorit teksa theksojnë se zhvendosja civile është përshpejtuar nga rritja e sulmeve ajrore dhe luftimeve tokësore.

Sipas raportit të OKB, ofensiva qeveritare ka lënë qytetin Maarat al-Numan dhe rajonin e afërt në Idlibin jugor “pothuajse bosh” ndërsa shumica e civilëve të zhvendosur janë duke lëvizur në qytete dhe kampe refugjatësh në zonat veriore të Idlib dhe provincën fqinje Alepo.

Kujtojmë se një ditë më parë, ​presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë, Sirinë dhe Iranin kundër vrasjeve të civilëve në provincën Idlib të Sirisë dhe ka shtuar se Turqia është duke punuar shumë që të ndalë masakrën.

“Rusia, Siria dhe Irani janë duke vrarë ose janë në drejtim të vrasjes së mijëra civilëve të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni këtë! Turqia është duke punuar shumë për të ndalur këtë masakër”, shkroi Trump në një postim në rrjetin social, Twitter.

SHKARKO APP