Lufta në Siri/ Fillon evakuimi i mbi 30 mijë njerëzve në qytetet e rrethuara

Forcat e qeveritare dhe ato të rebelëve në Siri kanë filluar një operacion për evakuimin e njerëzve nga katër qytetet e rrethuara, thonë aktivistët

Njerëzit nga qytetet Foah dhe Kefraya, dy qytete të mbajtura nga forcat e qeverisë në veriperëndim. Kanë mbërritur në Rashideen, në perëndim të Aleppo-s, citon BBC duke iu referuar agjencisë së lajmeve AFP.

_95639283_mediaitem95639282

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 30 mijë njerëz pritet të evakuohen sipas kësaj marrëveshjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajin e kaluar, OKB e përshkroi situatën në këto katër qytete si “katastrofike”, ku më shumë se 64 mijë civilë u bllokuan nga një cikël i dhunës së përditshme në vend.

Shumë njerëz ishte raportuar se kishin vdekur si pasojë e mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?