Lufta në Ukrainë, Papa Françesku: Asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja

Papa Françesku bën thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje, pak ditë para 1 vjetorit të luftës ruse në Ukrainë. Për të asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja.

Papa i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.

“Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar. Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa. Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?