Lufta në Ukrainë, Turqia kritikon NATO-n

Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 58, me ofensivën ruse që është përqendruar në Donbas. Rusia pretendon se po i përmbush qëllimet e saj në Ukrainë, ndërsa vendet anëtare të NATO-s po mbështesin Zelenskyn, Turqia vijon të jetë e gatshme të mirëpresë çdo raund negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pas takimit që u mbajt në Turqi mes ministrave të Jashtëm të këtyre dy vendeve, vendi mikpritës ishte besimplotë se lufta nuk do të zgjaste shumë. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Për këtë arsye, Turqia ka kritikuar disa nga vendet e NATO-s, pa i specifikuar ato.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se “disa vende të NATO-s duan që lufta të vazhdojë, në mënyrë që Rusia të dobësohet. Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të NATO-s, është krijuar kjo përshtypje”.

SHKARKO APP