Lufta nisi sërish pas armëpushimit, por Katari deklaron se negociatat mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë pavarësisht rifillimit të armiqësive, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.
“Negociatat mes dy palëve po vazhdojnë me qëllim kthimin në një pauzë”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se “bombardimi i vazhdueshëm i Rripit të Gazës në orët e para pas përfundimit të pauzës ndërlikon përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkeqëson katastrofën humanitare në rrip”. Sakaq ministra i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të lëvizë shpejt për të ndaluar dhunën”.
Sipas deklaratës, Katari dënon çdo shënjestrim ose zhvendosje të detyruar të civilëve në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të siguruar rrjedhjen e papenguar të ndihmave në rrip.