Lufta Rusi-Ukrainë/ Presidenti slloven: Nëse zgjat, konflikti zbret në Ballkanin Perëndimor
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë? Nëse jo, çfarë pasojash do të ketë? Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se nëse lufta zgjat, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa pritej, tensionet mund të zbresin në jug në Ballkanin Perëndimor”,-tha gjatë takimit me homologon turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Po ashtu gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare.