Lufta, Zelensky paralajmëron për rritje të sulmeve ruse me dronë iranianë
Bota E Martë, 3 Janar 2023 19:31
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Ukrainë gjatë natës, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë sulmet me dronë të prodhuar nga Irani.
Zyrtarët ukrainas thanë të martën se Rusia ka goditur me raketa dhe artileri qytetin e Druzhkivkës në rajonin lindor të Donetskut, si dhe Kharkivin në verilindje të Ukrainës dhe Dnipropetrovskin në pjesën juglindore të vendit.
Nga bombardimet ruse të hënën në rajonet në jug të Khersonit, që u rimorën së fundmi nga forcat ukrainase, u vranë dy njerëz dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha sot guvernatori ukrainas i Khersonit Yaroslav Yanushevich. Ai theksoi se forcat ruse e goditën 32 herë me raketa qytetin e Khersonit të hënën.