Luftë ISIS, Trump dhe Putin akord për ndërhyrje të përbashkët në Siri

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë arritur akordin për një marrëveshje të përbashkët për ndërhyrjen në Siri.

Në bisedën telefonike të zhvilluar sot, dy Presidentët kanë folur 50 minuta për luftën e përbashkët kundër ISIS.

Në një deklaratë zyrtare, Kremlini njofton se Presidentët rusë dhe amerikane ishin në favor të një kordinimi real të veprimeve ruse dhe amerikane për të mposhtur ISIS dhe çdo  organizatë tjetër terroriste në Siri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka thënë vazhdimisht se lufta kundër ISIS kërkon një bashkëpunim konkret me Rusinë, rreth propozimit të saj për një plan-veprimi më agresiv dhe efektiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht Rusia është në një pozicion dominues në Siri por dhe Lindjen e Mesme në përgjithësi, pas nisjes së bisedimeve të paqes në Astana me Iranin dhe Turqinë, duke lënë jashtë loje SHBA.

Pas urdhrit për ndalimin e refugjatëve, Trump ka folur për krijimin e një zone të sigurtë për ata që ikin nga konflikti, por burimet në administratën e tij kanë deklaruar se kjo çështje do të trajtohet në kohën e duhur si pjesë e strategjisë së Trump në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq në bisedën telefonike me kancelaren gjermane Merkel, Trump është shprehur se “NATO duhet të jetë në gjendje për të përballuar kërcënimet e shekullit të XXI dhe se mbrojtja jonë e përbashkët kërkon investimet e duhura në aftësitë ushtarake, duke u siguruar që të gjithë shtetet anëtare të NATO-s të kontribuojnë me pjesën që u takon për sigurinë e përbashkët kolektive”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?