Luftë? Kërcënon Trump dhe prezanton arsenalin ushtarak (FOTO/VIDEO)

Presidenti Donald Trump ka përsëritur qëndrimin se Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është duke bërë gjënë e gabuar. I pyetur nëse ai e konsideron Kim të aftë mendërisht, Trump tha gjatë një interviste për Fox News se: “Unë nuk e di, nuk e di atë. Por ai (Kim Jong-un) po bën gjënë e gabuar”. Trump deklaroi gjithashtu se kapacitetet e pafundme të forcave detare janë rrugës për të sfiduar këdo që lufton ndaj SHBA-së.

Trump mes të tjerash, deklaroi se: “Ne kemi dërguar një Armada(nëndetëse), e cila është shumë e fuqishme”, tha Trump. “Ne kemi nëndetëset më të fuqishme në botë. Shumë më të fuqishme se aeroplanmbajtëset dhe ne kemi trupat më të mirë ushtarak në tokë. Dhe unë do të them këtë: Ai (Kim Jong) është duke bërë gjënë e gabuar”.

Trump përsëriti se Koreja e Veriut është “duke kërkuar telashe” dhe se Shtetet e Bashkuara do të “zgjidhin problemin” me ose pa ndihmën e Kinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bëri presion Presidentit Kinez Xi Jinping, gjatë takimit të tyre të premten në Mar-a-Lago, kjo për të ndihmuar me papajtueshmërinë ndaj Koresë së Veriut. Gjatë takimit të tyre, Trump gjithashtu autorizoi nisjen e 59 raketa në Siri, si një përgjigje ndaj sulmit me armë kimike nga al-Assad dhe një shenjë për Korenë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në qoftë se Kina vendos për të ndihmuar SHBA-në, ky do të jetë një veprim i madh”,- ishte postimi në rrjete sociale i Presidentit Trump të martën në mëngjes. “Nëse jo, ne do të zgjidhim problemin edhe pa të”.

Tensioni është i lartë në zonë edhe për faktin se ushtria kineze ka dërguar rreth 150.000 trupa në kufi me Korenë e Veriut si një parapërgatitje ndaj një sulmi të mundshëm të amerikanëve kundër diktatorit Kim Jong Un.

Më parë, administrata e Trump i kishte kërkuar Kinës që të bëhej palë në zgjidhjen e krizës së raketave bërthamore të Koresë së Veriut. Tensionet janë rritur, pasi Koreja e Veriut mund të kryejë testin e tij të gjashtë bërthamor.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?