”Luftë” me Trump, TikTok s’ka ndërmend të largohet aq lehtë nga Amerika

Kompania e rrjetit social ”TikTok”, tha se po planifikon të kundërshtojë Urdhrin Ekzekutiv të administratës Trump që kërkon ndalimin e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara, duke shkuar në gjykatë. Kushti i vetëm me të cilin platforma mund të qëndrojë në TikTok është nëse blihet nga një kompani amerikane, por mesa duket platforma nuk ka vendosur të dorëzohet aq shpejt.

“Për t’u siguruar që ligji mbizotëron dhe që kompania jonë dhe përdoruesit e saj po trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të sfidojmë Urdhrin Ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor”, tha TikTok në një njoftim për CNN, duke shtuar se sfida juridike mund të fillojë që javës që vjen.

TikTok shtoi se teksa ishte përpjekur të bashkëpunonte me qeverinë amerikane për një zgjidhje të shqetësimeve të saj për sigurinë kombëtare, ajo u përball me një mungesë komunikimi dhe “mungesë të procesit të duhur, pasi Administrata nuk i kushtoi aspak vëmendje”.

ByteDance njoftoi zyrtarisht ditën e dielë, se do të padisë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të administratës Trump. “Në mënyrë që të sigurohemi që ligjet të mos braktisen dhe të sigurojmë se platforma jonë dhe përdoruesit tanë janë duke u trajtuar në mënyrë të drejtë, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona përmes procesit gjyqësor”, tha ByteDance në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për të komentuar mbi çështjen dhe Departamenti i Drejtësisë refuzoi të komentonte. Administrata e Trump ka argumentuar se lidhjet e TikTok me Kinën mund të rezultojnë në transferimin e të dhënave të përdoruesve amerikanë në qeverinë kineze. TikTok i ka hedhur poshtë këto akuza e pretendime, duke thënë se do të refuzonte të jepte të dhëna amerikane në Kinë edhe nëse diçka e tillë do t’u kërkohej.

SHKARKO APP