“Luftë” mes policisë dhe hajdutëve në Brazil, të paktën 20 të vdekur
Më shumë se 20 anëtarë të një bande hajdutësh bankash në Brazil, janë vrarë të dielën gjatë një operacioni policor. Lajmi është bërë i ditur nga mediat
vendase, të cilët theksojnë se nga radhët e policisë nuk ka asnjë të vdekur.
Operacioni i kryer në bashkëpunim me Policinë Ushtarake u zhvillua pranë qytetit të Varginhas.
Policia bastisi dy ferma ku “anëtarët e një organizate kriminale të specializuar në grabitjen e bankave dhe ATM-ve” po përgatisnin sulme në disa degë bankare lokale, tha burimi.
Tetëmbëdhjetë anëtarë të dyshuar të bandës vdiqën në një fermë dhe dy të tjerë u vranë ndërsa policia iu afrua fermës së dytë, tha ai.
Sipas burimit, u sekuestruan një sasi e madhe armësh, duke përfshirë pushkë dhe granata, si dhe disa automjete të vjedhura.
Policia thotë se banda të tilla shpesh u vënë flakën automjeteve të vjedhura për të bllokuar rrugët pas një grabitjeje dhe për ta bërë më të vështirë ndjekjen e tyre nga policia.