‘Luftë në qiell’: SHBA dhe Rusia përplasen në ajër
Këto foto dramatike tregojnë momentin kur një avion luftarak rus fluturon disa metra pranë një avioni amerikan në Detin Baltik.
Fotot janë publikuar nga Komanda Amerikane në Europë.
Ato tregojnë momentin kur avioni rus SU-27 fluturon shumë pranë avionit amerikan RC-135U.
Aq afër janë avionët, sa pilotët mund të shohin njëri-tjetrin.
Pentagoni e akuzon Rusinë se po bën interceptime të rrezikshme në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.
Kurse Moska pretendon se avionët amerikanë kanë bërë veprime provokative në qiell.
CNN raporton se javët e fundit janë shënuar 30 incidente mes SHBA dhe Rusisë në ajër.
KOHA JONË SONDAZH

