”Luftë” për letra higjenike, vidhen 600 topa
Mediat e huaja shkruajnë se Kina për shkak të koronavirusit vdekjeprurës po përballet me mungesë ushqimesh, maskash por më së shumti edhe me mungesë të theksuar të letrës higjenike. Të frikësuar për gjendjen e tensionuar në vend, njerëzit janë dyndur nëpër supermarkete duke blerë me shumië letra higjenike. Ky alarm ka çuar kështu në boshatisjen e supermarketeve nga letrat higjenike.
Mediat e huaja kanë shkruar se ditën e djeshme një grup prej tre personash të maskuar me kapuç dhe të armatosur me thika, i janë afruan një makine e cila po shkarkonte pakot e mëdha me letra higjenike para një supermarketi në rrethin Mong Kok, dhe tentuan të vidhnin 600 topa letre me vlerë 200 euro.
Frika nga virusit vdekjeprurës ka krijuar “luftë” për mbihetesë në Kinë, ku përveç ushqimit, sot në Kina ka nevojë për letra higjenike. Mësohet që dy nga tre burrat që tentuan të vidhnin, janë arrestuar nga policia, kur rikthyer letrat e vjedhura, ndërsa personi i tretë nuk ka arritur të kapet.