Lugina e Vdekjes në SHBA regjistron temperaturën rekord, më e lartë që prej 1913-s

Temperatura në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni, arriti dje në 54,4 gradë Celsius, ndoshta më e larta që nga viti 1913.

Nëse regjistrimi i Shërbimit Kombëtar të Motit është i saktë, do të jetë gjithashtu midis tre temperaturave më të larta që janë matur ndonjëherë në Luginën e Vdekjes (një luginë shkretëtirë në Kaliforninë Lindore) si dhe temperatura më e lartë ndonjëherë gjatë muajit gusht.

”Temperatura në Luginën e Vdekjes arriti në 54,4 gradë Celsius, në orën 15:41”, deklaroi Shërbimi Kombëtar i Motit në Twitter.

Lugina e Vdekjes mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planet: 134 gradë Fahrenait në 1913, sipas ”Guinness World Records”.

SHKARKO APP