Lukashenko: I thashë Putinit të mos e eliminojë Prigozhin

Placeholder Image

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se i kishte kërkuar homologut rus Vladimir Putin të mos eliminonte kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, nuk është problem. Ose në provën e parë ose në të dytën. Por unë i kërkova që të mos e bënte”, shpjegoi Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas një video të transmetuar nga kanali Telegram pranë presidencës, Pool Pervogo.

Më herët presidenti bjellorus konfirmoi se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi. “Shoh që Prigozhin po lëviz me avionin e tij. Po, në fakt ai është në Bjellorusi sot”, u shpreh Lukashenko sipas televizionit publik të Bjellorusisë.

SHKARKO APP