Luksemburg, test COVID-19 për të gjithë pasagjerët e linjave ajrore
Bota E Enjte, 31 Dhjetor 2020 09:31
Të gjithë pasagjerët e linjave ajrore do të duhet të bëjnë një test PCR si edhe një test COVID-19 të shpejtë pas mbërritjes në Luksemburg, duke filluar nga 2 janari.
“Testet kanë për qëllim kryesisht personat, të cilët kthehen nga destinacionet e pushimeve”, njoftoi Ministria e Transportit.
Sipas saj, nëse rezultati i testeve është pozitiv, autoritetet do të kontaktojnë personat dhe do të japin udhëzime të mëtejshme. //ATSH