Ma*akra në spitalin në Gaza do të hetohet nga OKB-ja

Një masakër në një spital në Rripin e Gazës, u ka marrë jetën mbi 500 civilëve të pafajshëm. Spitali ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, kur u godit nga një raketë që sipas autoriteteve palestineze u ka marrë jetën të paktën 500 personave.

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të OKB-së mbi rrethanat e shpërthimit vdekjeprurës të së martës në një spital të Gazës.

“Kombet e Bashkuara me siguri do të dëshirojnë të kryejnë hetimin e tyre. Dhe kjo duhet të bëhet shumë shpejt dhe shumë shpejt”,- i tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths.

SHKARKO APP