Macron bie pre e karikaturistit që i dha mbështetje, e padit pasi e bëri si Hitleri

Nuk e kishte menduar që do të padiste karikaturistit që i dha mbështetje. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka depozituar një padi kundër Michel-Ange Flori, pas karikaurave që ai bëri. Ange Flori i bëri disa karikatura Macron, si diktatori gjerman Hitleri. Karikaturat qëndruan për dy javë në tabelat La Seyne- sur-Mer dhe Toulon në jug të Francës.

Ange Flori akuzohet për fyerje të Presidentit, ndërsa në rrjetet sociale ai ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët. Vetë ai saktësoi se posterat që ka bërë nuk janë në ofenduese. Nëse ai do të dënohet mund të gjobitet me 12,000 euro.

Më parë Presidenti francez ka qenë shumë pro karikaturave sa që i ka reklamuar ato sa herë që homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ishte pre e karikaturave apo Profeti Muhamed. Presidenti është ndjerë i ofenduar nga këto karikatura, ndoshta nga që nuk janë të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

 

SHKARKO APP