Macron del me paralajmërimin e fortë për BE pas gjendjes tragjike në Itali: Evropa duhet të shmangë…

Presidenti Francez, Emmanuel Macron së bashku me kryeministrin italian Giuseppe Conte, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryetarët e shteteve të tjera i kanë drejtuar një mesazh Bashkimit Evropian.

Ata shprehen se parandalimi i përhapjes së koronavirusit nuk mund të realizohet pa një solidaritet të fortë. Presidenti francez gjithashtu shprehet se kjo krizë e shkaktuar nga COVID-19 nuk mund të tejkalohet pa bashkëpunuar me BE, ndërsa bën një apel shumë të qartë kur thekson se sot është koha që Evropa të shmangë gabimet tragjike, ndryshe lufta me koronavirusin do të jetë e vështirë për tu kaluar.

“Ne nuk do ta kapërcejmë këtë krizë pa një solidaritet të fortë evropian, ndërsa sa i përket situatës së buxhetit dhe shëndetit kjo është vetëm pika e fillimit”, shkruhet në mesazhin e dërguar BE-së.

SHKARKO APP