Macron dhe Le Pen drejt fitores, nis revolucioni i ri francez

Votuesit francezë janë të ndarë për Francën, ku mbrëmë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ata votuar për dy koncepte të ndryshme për Presidencën e re. Emmanuel Macron, një centrist i pavarur fitoi vendin e parë përpara kreut të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Rezultati do të ketë implikime të mëdha për Britaninë dhe largimin e saj nga BE. Le Pen dëshiron të rinegociojë tërësisht marrëdhënien e Francës me Brukselin, ndërsa Macron dëshiron lidhje më të ngushta.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, 46 milion njerëz votuan në fazën e parë të zgjedhjeve që rrëzuan partitë tradicionale të djathta dhe të majta nga drejtimi për herë të parë në 60 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron arriti 23.8 për qind të votave, pasuar nga Le Pen me 21.5 për qind. Por mendohet se shanset e Le Pen për të fituar raundin e dytë janë të kufizuara, pasi mbështetja e kandidatit republikan Francois Fillon, që fitoi 19.9 përqind të votave, siç premtoi do të jetë për Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron arriti në Paris me gruan e tij Brigitte, dhe kërkoi unitetin kombëtar kundër Le Pen. “Ne kemi kthyer një faqe në historinë politike franceze” dhe shtoi se ai dëshiron të mbledhë ”mbështetjen më të madhe të mundshme” përpara 7 majit. Ai  pranoi zemërimin e përhapur në partitë tradicionale dhe premtoi ”transformime të reja” në politikën franceze.

Në një tubim mbrëmë, Le Pen u tha mbështetësve të saj se ajo është duke ofruar ”alternativën e madhe” në garën presidenciale.

“Ky është një rezultat historik. Franca duhet të marrë hapin për këtë mundësi historike. Ky është hapi i parë për të çuar njerëzit francezë në Pallatin Elysee. Është koha për të çliruar popullin francez nga elita arrogante [politike]”.

Ish-presidenti Fillon pranoi dhe shprehu mbështetjen e tij për Macron pasi parashikimet fillestare treguan se ai dhe Melanchon morën 19.5 për qind të votave. Rezultati u dha pas muajve të jashtëzakonshëm në një Francë të ndarë, e cila pa një fushatë plot me kthesa dhe zemërim të përhapur në partitë tradicionale.

Macron, një 39-vjeçar i cili kurrë më parë nuk ishte zgjedhur për zgjedhje presidenciale, filloi lëvizjen e tij të pavarur 12 muaj më parë. Ai ka qenë ministër i ekonomisë nën presidentin Francois Hollande.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian përgëzoi Macron të dielën dhe dëshironte që ai të jetë Presidenti i Francës më 7 maj kundër Le Pen.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?