Macron i shqetësuar për sigurinë bërthamore, kërkon mbedhje të Këshillit të Sigurimit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me partnerët ndërkombëtarë, kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sigurinë bërthamore.
“Presidenti i Republikës dënon fuqishëm çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile ukrainase të shkaktuar nga forcat ruse gjatë agresionit të tyre ushtarak kundër Ukrainës.
Është e domosdoshme të garantohet siguria e tyre. Rusia duhet gjithashtu të lejojë akses të lirë, të rregullt dhe të papenguar të personelit në objekte për të siguruar funksionimin e tyre të vazhdueshëm të sigurt të objekteve”, thuhet në deklaratën e Elysee.