Macron: Jemi në krah për zgjidhjen e krizës bjelloruse

Presidenti francez Emanuel Makron ka zhvilluar një takim me lideren e opozitës bjelloruse në ekzil, në Lituani, Svyatlana Tsikhanouskaya.

“Do të bëjmë më të mirën për të ndërmjetësuar për krizën politike”  tha kreu i Elizesë.

Në takimin që zgjati 35 minuta temë e bisedës ishin edhe të burgosurit politikë në Bjellorusi.

Do të kemi ndihmën europiane për zgjidhjen e krizës politike në vend, si edhe për lirimin e të burgosurve politikë, tha liderja e opozitës bjelloruse pas takimit.

Më herët, nga Vilnusi, kreu i Elizesë këmbënguli se Evropa duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të ndërtuar paqen në Evropë.

“Mënyra se si i shohim gjërat është se nëse duam të ndërtojmë paqen në kontinentin Evropian, duhet të punojmë me Rusinë,” tha Macron në një konferencë shtypi.

Zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit detyruan lideren e opozitës që të largohej nga vendi. Ndërkohë që drejtuesi prej 26 vjetësh i vendit, Lukashenko pretendon se ai fitoi me votë popullore, opozita ka mbajtur tubime masive për të protestuar ndaj rezultateve, duke thënë se Svetllana është fituesja dhe se rezultati është manipuluar.

Ministria e Brendshme Bjelloruse njofton se janë rreth 500 persona të ndaluar për zhvillimin e protestave opozitare në vend.

Ndërkaq, qeveritë perëndimore kanë refuzuar të njohin Lukashenkon si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë bërë thirrje që të negociojë transferimin e pushtetit, gjë që ai nuk pranon ta bëjë.

SHKARKO APP