Macron: Masat izoluese do të vazhdojnë deri më 11 maj
Situata në Francë vijon të jetë e vështirë si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Preisdenti i vendit, Emanuel Macron deklaroi këtë të hënë se Franca do të jetë e izoluar deri më datë 11 maj.
Ai gjithashtu pranoi se qeveria nuk ka reaguar në mënyrën e duhur për të adresuar pasojat negative të këtij virusi.
“Faleminderit shumë për punën tuaj. Çdo ditë ne bëjmë progres. Por vendi ynë nuk ishte i përgatitur për të përballuar një krizë të tillë. Ndaj tani po vuajmë pasojat. Shumë shtete të botës po përballen me mungesën e mjeteve si maska, veshjet e mjekëve doreza dhe dezinfektues duarsh” – shprehet Macron për televizionin kombëtar.
Sipas tij, deri në 11 maj do të testohet çdo qytetar që dyshohet të ketë simptoma të COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 574 të vdekur duke e çuar numrin total në 14,967.
Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur rreth 100 mijë.