Macron mbyll një nga krizat politike, emëron Francois Bayrou si kryeministër të Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbyllur një nga krizat e ndjeshme politike të Francës. Macron ka emëruar Francois Bayrou si kryeministrin e tij të katërt të vitit 2024.

Prioriteti për Bayrou, një aleat i ngushtë i Macron-it, do të jetë miratimi i një ligji të posaçëm për të miratuar buxhetin e viti 2024, me një betejë më të keqe mbi legjislacionin e 2025-ës që pritet në fillim të vitit të ardhshëm. Për Francois Bayrou vështirësia e detyrës është e dukshme.

“Mendoj se të gjithë e kuptojnë vështirësinë e detyrës. Mendoj se të gjithë po mendojnë gjithashtu se duhet gjetur një rrugë, e cila do t’i bashkojë njerëzit në vend që t’i ndajë. Dhe kjo është një kohë e mirë sepse sot është ditëlindja e (mbretit francez të shekullit të 16-të Henrikut IV, për të cilin kam shkruar shumë. Dhe shkrova shumë sepse mendoj se duhet pajtimi”, u shpreh Francis Bayrou.

SHKARKO APP