Macron përfundon vizitën në Beograd: Jam mik personal i Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në krah të homologut serb, Aleksandar Vuçiç tha se Franca është mikja më besnike e Serbisë. Macron lavdëroi Beogradin, ecurinë ekonomike dhe të ardhmen evropiane, duke mos pasur asnjë ekuivok nga e kaluara historike midis Parisit dhe Beogradit. Në përfundim të vizitës dy ditore në Serbi, shefi i Elysee e etiketoi veten e tij si mik personal i Serbisë.

“Faleminderit për këtë vizitë, Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomik dhe kulturor. Mendoj se kemi mundur të përmirësojmë marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë dhe dijeni se Franca është mik besnik i Serbisë”, tha Emmanuel Macron.

Serbia finalizoi marrëveshjen për blerjen e 12 avionëve të sofistikuar luftarak ‘Rafale’ me Francën. Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë që kur u nda me Malin e Zi në vitin 2006, dhe shënon një shkëputje nga aleati dhe furnizuesi kryesor me armatime, Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?