Macron: Rusia është e brishtë ushtarakisht dhe politikisht

Presidenti francez, Emmanuel Macron në një fjalim në samitin e NATO-s, tha se Rusia është aktualisht e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht.

Macron deklaroi se ka “shenja të ndarjes në Rusi”, duke iu referuar me sa duket rebelimit jetëshkurtër të udhëhequr nga grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin.

Presidenti u zotua se do të “jetë aty” për Ukrainën, edhe nëse lufta do të rezultojë të jetë një “luftë shpërbërjeje”, duke shtuar se mbështetja për Kievin është e qëndrueshme.

Lideri francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase.

SHKARKO APP